Franca  voton në raundin e parë
për zgjedhjet parlamentare

Franca  voton në raundin e parë<br />për zgjedhjet parlamentare
Vetëm një muaj pas zgjëedhjeve presidenciale Franca sërish i drejtohet kutive të votimit këtë herë për raundin e parë të  zgjedhjeve parlamentare.

Në garë për herë të parë është edhe partia e re e presidentit Emmanuel Macron I cili përfaqëson partinë ‘Republika përpara”.Macron, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale më 7 maj të këtij viti pritet të dalë mirë edhe në votimet e sotme parlamentare.

Sondazhet tregojnë se partia e tij e qendrës do të fitojë së paku 30% të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20% dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17%. Rreth 47 milionë francezë u drejtohen kutive të votimit  për të vendosur  përbërjen e re të Asamblesë Kombëtare e cila përbëhet nga 577 deputetë.    

Ky është raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare ndërsa votimi përfundimtar do të jetë në datën 18 qershor. Edhe këto zgjedhje po zhvillohen nën masa të larta sigurie, rreth 50 mijë policë janë në terren për të siguruar qetësinë , pasi kujtojmë se Franca shpeshherë ka qënë objekt i sulmeve terroriste.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)