12 turistë portugez humbën jetën ndërsa dy italianë u plagosën në një aksident rrugor mbrëmjen e së enjtes në qendër të Francës, raportojnë mediat franceze sot. Mes viktimave mësohet se është edhe një fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën 79 të qytetit Montbeugny, në rajonin e Alvernias, ku një minibus që vinte nga Zvicra dhe shkonte në Portogali u përplas me një kamion, me të cilin udhëtonin dy italianët.
Sipas dëshmive të dy italianëve, minibus u përplas ballazi me kamionin pasi kishte hyrë në korsinë e kundërt. Vetë drejtuesi i minibusit i shpëtoi aksidentit duke marrë disa plagë të lehta.

(Minibusi pas aksidentit)
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com