FRANCË - “Shqipëria është një copë toke premtuese për operatorët turistikë, si dhe për investitorët e huaj”, cilësohet në emisionin e njohur francez, "Envoyé Spécial" (France2), që transmeton albinfo.
Më tej shpjegohet se vendi i Shqiponjave është shumë afër Francës, megjithatë ajo është injoruar deri tani nga turistët.
Gjatë një kohe të gjatë Shqipëria ishte diktatura më e mbyllur e bllokut komunist, e burgosur brenda paranojës së liderit të saj, Enver Hoxha.
Njëzet vjet pas rënies së komunizmit, kjo republikë e vogël e Ballkanit ende vuan nga një reputacion i keq.
Shumë pak janë ata që njohin bregdetin e saj me rërë të bardhë, malet e saj, trashëgiminë dhe klimën e saj me diell. Shqipëria, jo edhe shumë e madhe, ka një potencial të fuqishëm të turizmit. Ajo josh udhëtarët e etshëm për të zbuluar vise të reja.
Ne kemi ndjekur Claude dhe Claudine, një çift gjashtëdhjetetetëvjeçar, të cilët dëshironin të realizonin një ëndërr të fëmijërisë: zbulimin e gjurmëve të komunizmit.
Emisioni ka shoqëruar Michel-Yves Labbé, themeluesin e një agjencie për udhëtim, i cili donte të vlerësonte nëse hotelet janë në përputhje me standardet evropiane dhe nëse udhëtimet janë të lehta e pritja është miqësore.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

premtuese për turizëm, investime">