/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ndeshja Shqipëri-Armeni, e vlefshme për eliminatoret e Europianit "Franc 2016" po afron dhe skuadrat kanë nisur të hartojnë strategjinë për të mbërritur tek fitorja.
Kur mungojnë vetëm 8 ditë nga përballja ne "Elbasan Arena", ku kuqezinjtë do të presin Armeninë, skuadra mike ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, teksa pritet që edhe trajneri i ekipit shqiptar, Xhani De Biazi, të zyrtaroi listën brenda ditës së dielë.
Kështu, në listën e 24 lojtarëve të grumbulluarve nga tekniku i armenëve, Bernard Challandes, eshte perfshire edhe lojtari i  Borusia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, një prej lojtarëve më të spikatur të skuadrës armene. Po ashtu, pjesë e perfaqesueses do të jetë edhe mbrojtësi, Gael Andonyan, që aktivizohet me Olimpikun e Marsejës në Ligën e parë franceze.
Ndeshja me Armeninë, që do të luhet të dielën e 29 janarit, është e fundit e fazës së parë të grupit I, të eliminatoreve të Europianit "France 2016", ku Shqipëria renditet e 3-ta me 4 pikë, teksa kryesojnë grupin Danimarka me 7 pikë dhe Portugalia me 6 pikë. Grupi I mbyllet nga Armenia dhe Serbia me nga 1 pikë.Lista e plotë:PORTIERË:
Roman Berezovsky (Dinamo Moska Rus)i
Gevorg Kasparov (FC Mika)
Arsen Beglaryan (Ulisses FC)
MBROJTËS:
Hovhannes Hambardzumyan (Vardar Maqedoni)
Robert Arzumanyan Amkar (Kazakistan)
Hrayr Mkoyan (Esteghlal Iran)
Gael Andonyan (Olimpic Marseille Francë)
Levon Airapetian (FC Pyunik)
Taron Voskanyan (FC Pyunik)
Varazdat Haroyan (FC Pyunik)
Kamo Hovhannisyan (FC Pyunik)
MESFUSHORË:
Karlen Mkrtchyan (Tobol Kazakistan)
Artur Edigaryan (Dinamo Minsk Bjellorusi)
Artak Edigaryan (Zalgiris Lituani)
Edgar Manucharyan (Ural Rusi)
Henrikh Mkhitaryan (Borussia Dortmund Gjermani)
Gevorg Ghaazaryan (Kerkyra Greqi)
Marcos Pizzelli (Aktobe Kazakistan)
Artem Simonyan (Zurich Zvicër)
Norayr Aslanyan (Almere City Holandë)
Zaven Badoyan (FC Pyunik)
SULMUES:
Yura Movsisyan (Spartak Moska, Rusi)
Artur Sarkisov (Volga, Rusi)
Ruslan Koryan (Lokomotiv Tashkent, Uzbekistan)