Francë- Pas informacioneve se në një nga banesat e Saint-Etienne shitej drogë, policia franceze ka zbuluar një 20-vjeçar shqiptar të lidhur me litar.
Gjatë kontrollit në apartamentin e tij, forcat policore sekuestruan 150 gramë heroinë dhe 350 gramë produkte përzjerëse.
Pas katër ditësh të kaluara në paraburgim, në përballjen me gjykatën franceze shqiptari do të akuzohet për trafik droge, ndërkohë që hetimet do të vijojnë për të identifikuar personin që e lidhi.
Komento