300 km trafik i bllokuar në zonën përreth Parisit, në ditën e trembëdhjetë të mobilizimit kundër Reformës së Pensioneve të kërkuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në këtë klimë protestash që kanë gjunjëzuar Francën, super Ministri, ‘Monsieur Pensioni’ Jean-Paul Delevoye ka dhënë dorëheqjen për konflikt interesi dhe poste të padeklaruara prej të cilave përfitonte 13 paga të majme shtesë asaj të Ministrit në qeverinë e Emmanuel Macron.

Dikur senator dhe deputet i së djathtës, për gati dy vjet ai ka trajtuar në emër të qeverisë me partnerët socialë dhe është autori i Ligjit të ri voluminoz të Pensionit, kundër të cilit sindikatat po zhvillojnë manifestime.  

Paris dhe shumë qytete të tjera të vendit, greva e shoqatave të studentëve dhe sindikatave që ka shkaktuar thuajse paralizmin e plotë të transportit publik dhe atij hekurudhor dhe teksa  shumica e shkollave, spitaleve dhe zyrave të shërbimit kanë mbetur të shkreta, Presidenti Macron po e ndjen veten nga dita në ditë gjithnjë e më të dobët.