Francë,'para të pista' për fushatën
Sarkozy sërish përballë gjykatës

Francë,'para të pista' për fushatën<br />Sarkozy sërish përballë gjykatës
Sa herë zhvillohen fushata zgjedhore, të gjitha partitë janë në garë me njëra-tjetër për të bindur votuesit,e në cdo vit elektoral ngrihen pikëpyetje për financimet e partive.

Me të njëjtin fat përballet prej kohësh ish presidenti francez Nicolas Sarkozy i cili do të dalë para gjykatës pasi akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës së tij .

Sarkozy përballet me akuzat se si dhe partia e tij ka falsifikuar fatura të shumta në mënyrë që të fshehë 22.5 milionë euro të shpenzuara gjatë fushatës së vitit 2012.

Ish presidenti gjithmonë i ka mohuar këto akuza duke u mbrojtur se nuk ishte në dijeni të këtyre shpenzimeve.

Kujtojmë se në vitin 2012 ai humbi në garën përballë presidentit actual Hollane e po ashtu dështoi të rikandidonte sërish në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen në prill të këtij viti. Në bazë te hetimeve të njohura ndryshe si Bygmalion, vihet re se ish presidenti ka tejkaluar kufirin e lejuar të shpenzimeve zgjedhore.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato