Francë, 8.000 persona të arrestuar që nga nisja e protestave të jelekverdhëve
Pamje nga protesta e jelekverdhëve në Francë
Rreth 8,000 është bilanci i personave të arrestuar nga protesta e jelekverdhëve në Francë, tha të enjten përmes një deklarate ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.
Protestat në Francë filluan më 17 nëntor 2018 për të protestuar ndaj kostove të larta të jetesës dhe politikave të padrejta ekonomike në vend.
Autoritetet kanë arrestuar rreth 8,000 njerëz që kur lëvizja filloi tre muaj më parë, me 7.500 prej tyre të mbetur në paraburgim, tha Castaner. Ai deklaroi gjithashtu se 1,300 policë, xhandarë dhe zjarrfikës ishin plagosur.
Presidenti francez Emmanuel Macron i shqetësuar nga protesta është shprehur se protestat e dhunshme të jelekverdhëve duhet të përfundojnë..
"Ngjarjet në ditët e fundit në lidhje me lëvizjen e jelekverdhëve kanë marrë një kthesë të re pas dhunës kundër shtëpisë së Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, zyrave parlamentare, institucioneve të Republikës, por edhe dhunës ndaj disa prej bashkëqytetarëve tanë për shkak të bindjeve të tyre" tha Macron në një deklaratë.
Për javë të tëra mijra njerëz janë mbledhur së bashku për të protestuar duke krijuar trazira e incidente të shumta në qytet franceze
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
16.7%
-
As i mirë as i keq
41.7%
Vota total: 12
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë
20 Dhjetor, 12:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor, 16:46
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!
15 Dhjetor, 21:44