Francë, aksident rrugor, 5 të
vdekur e 27 të plagosu

Francë, aksident rrugor, 5 të<br />vdekur e 27 të plagosu
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti rrugorë ku është përfshirë një autobus.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën qendrore të Francës dhe mësohet se në autobus ndodheshin 40 persona, shumica me shtetas portugez dhe po udhëtonte në drejtim të Zvicrës.

Ndërkohë sipas raportimit të medieve franceze, mendohet se shkaka  këtij aksidenti të ketë qenë moti i keq, ku si pasojë e temperaturave të ulëta ne vend janë krijuar akuj në rrugë.

Pjesa qendrore dhe lindore e Francës, kanë qenë vazhdimisht në gjendje alarmi gjatë këtyre ditëve për arsyet të motit të keq, i cili bën që shumë rrugë automobilistike të paraqesin një rrezikshmëri shumë të lartë për drejtuesit  e mjeteve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf