PARIS - Policia franceze ka arrestuar një 22-vjeçar, që dyshohet se ka sulmuar me thikë një ushtar të shtunën e shkuar. I dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm në Yvelines, 45 km në juglindje të kryeqytetit, siç bëri të ditur, Ministri i Brendshëm, Manuel Valls.

Personi, i cilësuar i rrezikshëm, u kap falë provave të shumta që kishte lënë në vendngjarje. Hetuesit e anti-terrorit thanë se sulmuesi nuk e njihte ushtarin dhe se sulmi është kryer pasi 22-vjeçari “nuk kishte simpati” për forcat e armatosura.

Dëshmitarët në vendngjarje kishin thënë për policinë se autori i sulmit dukej të ishte afrikan. Ngjarja në Paris, ndodhi vetëm 3 ditë pas asaj në Londër, ku u masakrua me thika një ushtar britanik. Presidenti francez, mohoi të ketë lidhje mes dy sulmeve.  

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)