FRANCE-Avokatët e Francois Fillon, kandidatit të të djathtës për zgjedhjet presidenciale në Francë, kanë njoftuar gjatë ditës së sotme se i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme Financiare, pushimin e hetimit të nisur ndaj kandidatit për president.
Hetimi ndaj Fillon ka nisur pas dyshimeve për punësimin fiktiv të bashkëshortes së tij, ndërkohë avokatët e kandidatit e kanë cilësuar këtë hetim si të paligjshëm.
“Akuzat e pretenduara ndaj Francois Fillon janë plotësisht të pazbatueshme dhe për rrjedhojë hetimi i Prokurorisë bëhet i paligjshëm”, deklaroi Antonin Levy, një prej këshilltarëve të Fillon, gjatë një konference për shtyp.
Fillon është përfshirë prej dy javësh nën një hetim dhe sipas sondazheve ka humbur tashmë statusin e tij si kandidati kryesor i garës presidenciale.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com