Francë, Ayrault zbulon dokumentat
Al-Assad përgjegjës për sulmin kimik

Francë, Ayrault zbulon dokumentat<br />Al-Assad përgjegjës për sulmin kimik
Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault ka paraqitur sot një raport të shërbimeve sekrete franceze që inkriminon regjimin e Damaskut në sulmin kimik në Ibdil  më 4 prill, që shkaktoi 87 të vdekur.

“Përdorimi i gazit sarin nuk përbën asnjë dyshim. Përgjegjësia e regjimit sirian nuk përbën gjithashtu asnjë dyshim duke marrë parasysh procedurën e prodhimit të gazit sarin të përdorur”,ka deklaruar Ayrault në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes, ku dhe parqiti këtë raport.

“Ky raport, zhvilluar në bazë të analizave të kryera nga shërbimet franceze, përcakton, nga burime të sigurta, se procedura e prodhimit të gazit sarin është tipik i metodës të zhvilluar në laboratoret siriane. Kjo metodë mban
nënshkrimin e regjimit të Damaskut dhe na mundëson ta bëjmë përgjegjës për këtë sulm”,
është shprehur shefi i diplomacisë franceze.

Sulmi kimik i 4 prillit kundër lokalitetit të Khan Cheikhoun, në zonën rebele, shkaktoi 87 të vdekur, 31 prej të cilëve fëmijë dhe solli një kundërpërgjigje nga Amerika më 7 prill kundër një baze ajrore të regjimit të Damaskut, nga ku dyshohej se kishte nisur sulmi kimik.

Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) ka arritur në përfundimin se më 19 prill është përdorur gaz sarin në sulmin mbi Ibdil. 

“Franca ka vendosur të ndajë me partnerët dhe me opinionin publik botëror informacionin që disponon”, ka deklaruar Ayrault.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike