Francë, Berisha mbyll vizitën
takon Sarkozy

Francë, Berisha mbyll vizitën<br />takon Sarkozy
TIRANE- Gjatë qëndrimit në Paris, ku mori pjesë në punimet e seminarit "Bota e Re 2012", Kryeministri Berisha ndoqi punimet e ditës së dytë të seminarit, i cili u mbyll nga Kryeministri italian, Mario Monti.

BERISHA NE PRITJEN E SARKOZI
Në pritjen e presidentit Sarkozi morën pjesë personalitetet pjesëmarrëse në Seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, i cili u zhvillua në Paris në datat 5 - 6 janar.
Në Seminar, i cili u organizua nga ministri francez i Energjetikës z.Eric Besson, nën kujdesin e Presidentit Nicolas Sarkozy, u diskutua për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota pas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.
Në një prononcim për median kryëministri vlerësoi si tepër “miqësore dhe bujare” pritjen e Presidentit Sarkozy. “Në të merrnin pjesë dymbëdhjetë kryeministra, ministra Financash dhe personalitete nga vende të ndryshme, të cilët ishin të pranishëm në dy ditë debate, ndër më interesantet. Për mua ky ishte një rast jashtëzakonisht i veçantë, ku Shqipëria u rendit në tregjet që po rriten dhe paraqita modelin shqiptar, edhe një herë, të bazuar në të gjitha arritjet e tij dhe perspektivat. Me ç’ka u pa nga takimet e djeshme dhe të sotme, e vërteta është që interesi për Shqipërinë dhe vlerësimi për suksesin e saj ekonomik po bëhet gjithnjë e më i madh “ Gjatë konferencës kryeministri informoi se ishte takuan dhe me Kryeministri italian z. Mario Monti, “me të cilin shkëmbeva mendime dhe biseduam shumë përzemërsisht”.

BERISHA TAKON LELLOUCHE: FRANCA E INTERESUAR PER INVESTIME NE ENERGJETIKE
"Interesi për bashkëpunim i qeverisë dhe sektorit privat francez është rritur në sajë të performancës ekonomike e treguesve shumë ftues për investitorët", u shpreh Sekretar i Shtetit i ngarkuar për Ekonominë dhe Tregtinë e Jashtme, Pierre Lellouche në takimin me Kryeministrin Sali Berisha në Paris, informon zyra e shtypit e kryeministrisë.
Gjatë bisedës, zoti Lellouche theksoi interesin dhe planin francez për projekte në fushën e energjisë hidro dhe të erës, në fushën e transportit rrugor e hekurudhor, në fushën e turizmit dhe këmbimeve tregtare. Nga ana e tij shefi i qeverisë shqiptare i prezantoi zotit Lellouche mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sektorët me interes për qeverinë dhe biznesin francez, si dhe shprehu atij mirënjohjen për përzgjedhjen e Shqipërisë si ekonomi me zhvillim të shpejtë e rritje ekonomike në kohë krize, duke i dhënë mundësinë të ndante mendime e eksperienca me kolege politikanë, me përfaqësues të botes së biznesit, akademisë, diplomacisë e gazetarisë. Kryeministri Berisha e ftoi zotin Lellouche për vizitë pune në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit dhe u pranua prej tij.

PRESIDENTI ALSTOM: TE INTERESUAR PER NDERTIMIN E TRAMIT
Në takimin me presidentin e Alstom, një kompani multinacionale me origjinë francez,  ky i fundit paraqiti Kryeministrit Berisha vendimin e Bordit për të qenë prezent në Shqipëri me projekte në fushën e transportit. Zoti Kron shfaqi interesin e kompanisë së tij në ndërtimin e tramit në Tiranë si dhe projekte të tjera të infrastrukturës, njofton këshilli i ministrave. Nga ana e tij kryeministri i ftoi ata në projekte të tjera madhore në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, dhe garantoi mbështetje e transparencë nga qeveria e tij, për suksesin e çdo lloj projekti që ata do të fillojnë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit