Francë, bërtet 'Allah Akbar' me thikë në dorë, arrestohet nga policia

Francë, bërtet 'Allah Akbar' me thikë në dorë, arrestohet nga policia

Një burrë që mbante një thikë në dorë dhe bërtiste "Allah Akbar"  në rrugët e Metz, në veri-lindje të Francës, u arrestua nga policia.

Prokurori i qytetit tha se personi i arrestuar ishte i njohur si radikalist dhe se kishte çrregullime të  personalitetit.

Agresori pasi kërcënoi disa oficerë policie u qëllua nga ana e këtyre të fundit duke mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë hapur një hetim për "vrasje të mbetur në tentativë ndaj policëve", tha prokurori, duke sqaruar se ai ishte në kontakt me forcat kundër-terrorizmit për vlerësimin e çështjes.

Dy ditë më parë, në Villejuif, në periferi të Parisit, një person kishte sulmuar me thikë kalimtarët duke vrarë një burrë dhe duke plagosur dy gra para se të qëllohej dhe të vritej nga policia.

Edhe në atë rast, sulmuesi kishte bërtitur "Allah Akbar" dhe kishte recituar një lutje në arabisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse