FRANCË - Një avion gjerman Airbus A320 u rrëzua në jug të Francës në Alpet e Provenzës pranë rajonit Digne, duke shënuar një tragjedi ajrore ku të 150 pjesëtarët në bordin e tij humbën jetën, pjesa më e madhe e tyre gjermanë dhe spanjollë.
 
Avioni i kompanisë fluturuese Lufthansa Germanwings u përplas në jug të Francës gjatë fluturimit nga Barcelona drejt Duesseldolfit.
 
Presidenti i Francës Fransua Holond dhe kryeministri  Valls dolën në një konferencë për mediat ku dhanë lajmin tragjik se të gjithë pjesëtarët në bordin e avionit kishin humbur jetën. (144 pasagjerë, dy pilotët dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit)


(Pamje nga vendi ku u rrëzua aeroplani i kompanisë ajrore "Germanwings")

france
(Helikopterët duke kërkuar pjesë të aeroplanit të rrëzuar në Alpet Franceze) Foto të tjera

vendi
(Vendi ku u rrëzua aeroplani gjerman, në Alpet Franceze) Foto të tjera
 
Ora 18:00
Gjenden “Kutitë e zeza” të avionit
Operacioni i kërkim-shpëtimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings” dhe përreth saj vazhdon me intensitet.  Autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.  Ndërkohë “La Provence”, një media lokale në Francë raporton për një person të mbijetuar.


avioni francez

Ora 13:30 Aksidenti ajror, Merkel kontakton me Hollande dhe mbretin e Spanjës
Edhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel mësohet se ka kontaktuar me Hollande por dhe me familjen mbretërore të Spanjës, mbretin Filip dhe mbretëreshën Letizia, të cilët kishin mbërritur këtë mëngjes në Paris për një vizitë zyrtare. Drejtuesi i kompanisë së fluturimeve ajrore Luftansa sqaron në një postim në “Twitter” se nuk dinë çfarë ka ndodhur me fluturimin 4U 9525, ndërsa shprehën ngushëllime për familjarët dhe miqtë e personave në bordin e avionit. Më tej thuhej se nëse dyshimet e tyre konfirmohen, kjo mund të jetë një ditë e zezë për Luftansën, teksa shpresonin që mund të gjenin të mbijetuar. Në një postim të fundit të Germanwings sqarohet se në bordin e avionit gjendeshin 150 persona, 144 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Sipas ministrit të brendshëm francez zona ku dyshohet se ka rënë avioni është shumë e vështirë për t’u aseksuar dhe operacionet e shpëtimit mund të marrin shumë kohë.

Ora 12:55 Avioni po fluturonte shume ulet
Për momenti shkaqet janë të panjohura, por mësohet se në momentin e rrëzimit kushtet atmosferike nuk përbënin rrezik. Ndërtimi i dinamikës së aksidentit tregon se ndihma e parë nga avioni është kërkuar në orën 10:47 dhe pak minuta më pas është zhdukur nga radarët. Sipas France Info, avioni ka fluturuar në një nivel shumë të ulët, rreth 1800 metra kur malet janë të larta deri në 3 mijë metra.

Ora 12:30 Hollande: Asnjë i mbijetuar, shumica e viktimave gjermanë
Presidenti francez, Francois Hollande në një deklaratë për mediat pas aksidentit tragjik ajror u shpreh se nuk ka asnjë të mbijetuar dhe shumica e viktimave janë gjermanë.
 
“Asnjë i mbijetuar, shumica e viktimave gjermanë.”- tha presidenti francez Francois Hollande.
 
Ndërsa ministri Manuel Valls theksoi se ka kërkuar që të ngrihet Këshilli Ndërministror për krizat.
 
Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve është duke udhëtuar drejt vendit ku ka rënë avioni. “Për momentin është i panjohur shkaku”- ka shtuar ai duke folur për rrëzimin e avionit. 




Ora 12:00 Avioni humbi gjurmët rreth orës 11:20
Sipas njoftimeve nga Qendra e Kontrollit Ajror avioni është zhdukur nga radarët në orën 11:20. Dy helikopterë të policisë janë nisur drejt vendit ku mendohet se është rrëzuar avioni. 




avioni gjerman
avioni gjerman