Minisitri i brendshëm Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i ri Francës.

Vendimi u mor pasi kryeministri Manuel Valls dha dorëheqjen për të shpallur kandidaturën e tij në garën për president pasi më herët,  presidenti Hollande konfirmoi se nuk do të rikandidojë për kreun e Champ Elysee.
 
Cazeneuve i cili është përballur me sulmet terroriste që goditën këtë vit Francën, do të marr nën kontroll Partinë Socialiste deri në zhvillimin e zgjedhjeve që priten të mbahen në qershor.

Kujtojmë se Valls fillimisht do të marrë pjesë në primaret e Partisë Socialiste që zhvillohen në 22 janar. Mbrëmjen e djeshme ai konfirmoi zyrtarisht se largohet nga posti i kryeministrit dhe se do të garojë për president të Francës.

Nëse fiton primaret do të përballet me kandidatin e republikaneve Fillon dhe kreun e ekstremit të djathtë Marie le Pen.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)