Macron betohet këtë të dielë si president i 8 Francës.

Lajmi u konfirmua nga presidenti në ikje Hollande  i cili u shpreh se ishte shumë i emocionuar  që do tia kalonte ‘trashëgiminë’ e Champs Elysees pikërisht Macron i cili  dikur ka qënë pjesë e stafit të tij.

“Më ndoqi dhe më pas u rrit, u emancipua por pa tradhëtuar’u shpreh Hollande.

Dhe pikërisht daljen e tij të parë publike si president Macron e realizoi përkrah Hollande pasi të dy morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në nder të viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Ata ishin të pranishëm në homazhet e mbajtura tek ‘Harku i Triumfit’ për të kujtuar fitoren ndaj nazi-fashistëve .

Sa i përket presidencës me të marrë detyrën pritet që 39-vjecari të publikojë edhe emrin e kryeministrit dhe qeverisë me të cilët do të bashkëpunojë ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve një hap kyç për pesë vitet e ardhshme.

[gallery]22170[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com