Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë sot dorëheqjen, e cila është pranuar nga Presidenti Emmanuel Macron
Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.
Ndëkaq Macron ka emëruar si kryeministër të ri 55-vjeçarin Jean Castex.
Castex, i cili pritet të formojë ekzekutivin e ri deri të mërkurën, është një zyrtar i rangut të lartë, ish sekretar i përgjithshëm i ish presidentit Nicolas Sarkozy.
Sipas shumë vëzhguesve, divorci nga Philippe, i zgjedhur kryebashkiak i 'Le Havre' të dielën e kaluar, është për shkak të popullaritetit në rritje të ish-Kryeministrit i cili, falë menaxhimit të mirë që i bëri pandemisë në Francë, gjithashtu ishte rritur shumë në sondazhet e fundit.
Sidoqoftë, lamtumira për Philippe është një rrezik politik për Macron, i cili ishte i detyruar të pranonte se "Reformat që kemi arritur të bëjmë së bashku në këto tre vjet qeverisje janë të rëndësishme”.
-
Ski me kan rrin ne shqiperi as ne ks kejt hajna tuj e vjedh popllin !
Përgjigju









Komente
Komento