Djaloshi 24-vjeçar i cili u shndërrua shumë shpejt në një nga terroristët më të kërkuar të Francës dhe jo vetëm, është dorëzuar gjatë ditës së  djeshme në autoritetet franceze.

Kevin.G, i cili u shndërruar shumë 10 vite më parë në mysliman, është akuzuar për financim të terrorizmit dhe rekrutimit të ushtarëve për organizatat terroriste, kryesisht Al-Qaeda dhe ISIS.

Ndërkohë për 24-vjeçarin, policia franceze ka të dhëna që është shoqëruar me autorët e sulmit terrorist të nëntorit të 2015-tës në Paris.

Ai kaloi katër vite në Siri përpara se të largohej drejt Turqisë me katër bashkëshortet franceze dhe 6 fëmijët e tij, të cilët u arrestuan të gjithë më vonë në Turqi.

I pyetur nga hetuesit francez se pse ishte dorëzuar, ai është shprehur se u largua nga frika se mund të vritej gjatë luftimeve.

Nga ana tjetër autoritetet dyshojnë se kthimi i tij në Evropë dhe dorëzimi i tij mund të jetë pjesë edhe e ndonjë plani të mundshëm terrorist.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com