France, dueli presidencial mes pro-
evropianit Macron e populistes Le Pen
Macron feston me gruan e tij të veçantë

France, dueli presidencial mes pro-<br />evropianit Macron e populistes Le Pen<br />Macron feston me gruan e tij të veçantë
Për herë të parë në gjashtë dekada, asnjëra prej partive kryesore  socialistët dhe republikanët nuk ka një kandidat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës.39 vjecari , ish-bankieri Emmanuel Macron, i konsideruar një person jashtë politikës qendrore, siguri 23.8% të tyre, ndërsa rivalja e tij, liderja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, 21.5%.

Në fjalimin e fitores, Macron huazoi shprehjen e preferuar të rivales, me qëllimin ta përshkruante veten si zgjidhjen patriotike për Francën. 

“Shpresoj të bëhem Presidenti juaj dhe dua të jem Presidenti i të gjithëve, Presidenti i patriotëve përballë kërcënimit të nacionalistëve”,u shpreh Macron para mbështetësve.

Ndërsa Le Pen, konsideroi se vota e dhënë për të, është jetike për mbijetesën e Francës.

“Eshtë një rezultat histori. Pavarësisht nga jeni, pavarësisht origjinës që keni dhe pavarësisht se për kë votuat në raundin e parë, ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni, të harroni mëritë e të përqendroheni tek ajo çfarë është thelbësore për vendin”,tha Le Pen.

Ndërsa dy kandidadët e tjerë Fillon i qendrës së djathtë dhe Melenchon i qendrës së majtë morën nga 19% të votave.

Të dy kandidadët pas rezultateve u shprehës se në balotazhin e 7 majit do të  mbështesin Macron i cili gjatë presidencës së Hollande ka qënë ministër ekonomie por që u shkëput dhe krijoi partinë e tij ‘En Marche’, një parti proevropiane.Macron në 7 maj në garën për Champs Elysees do të jetë përballë 48 vjecares Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë, e cila ka premtuar se do të zhvillojë një referendum për të nxjerrë vendin nga BE.

Ajo ka premtuar se do të mbyll kufijtë  për emigrantët ilegalë dhe se do të mbyll xhamitë ekstremiste.

Por cili ka më shumë mundësi të fitojë garën presidenciale?

Sipas sondazheve Emanule Macron është kandidati favorit ai fitoi edhe mbështetjen e kandidatëve të tjerë që ishin në garë.

Por cfarë impakti do të kenë rezultatet e zgjedhjeve për BE?

Shumë prej liderve evropianë kanë uruar Emanuel Macron për fitoren në raundin e parë , pasi BE po mundohet të qëndrojë e bashkuar pas daljes së Britanisë nga Unioni. Kancelarja Merkel, presidenti i Komisionit Evropian Juncker , shefja e politikës së jashtme Mogherini ishin ndër politikanët që treguan entuziasmin e tyre për fitoren e Macron.Nga ana tjetër politikanët anti BE kanë uruar Madame Frexit, Marine Le Pen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë