Paris- Dy avionë luftarakë Rafale u përplasën në ajër përpara se të rrëzoheshin në tokë në Francën verilindore të mërkurën, (14 gusht) thanë autoritetet civile dhe ushtarake. Një nga pilotët u gjet dhe është i sigurt, tha ministri i Mbrojtjes Sébastien Lecornu në një postim në X.
Forcat Ajrore Franceze i thanë 'Le Monde' se dy pilotë ishin në një avion dhe një në avionin tjetër. Piloti që ishte vetëm është ai që u gjet. Vijojnë kërkimet për ekuipazhin e avionit tjetër.
Aksidenti ndodhi në Colombey-les-Belles, një qytet në Francën verilindore.
Dy avionët ishin nga baza ajrore Saint-Dizier, tha ministri Lecornu.