Jean Claude Juncker
PARIS, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Kandidatura e luksemburgasit Jean-Claude Juncker mbështetet nga nëntë shefat e shteteve dhe qeverive të së majtës evropiane, deklaroi sot presidenti francez socialist François Hollande në përfundim të mbledhjes mes këtyre krerëve.
Zgjedhja për të mbështetur një konservator në presidencën e Komisionit ka si shpërblim emërimin e një socialdemokrati për të kryesuar postin e presidentit të Këshillit, atë të belgut Herman Van Rompuy.
Shumë personalitete përmenden për këtë post, mes të cilëve danezi Selle Thorning Schmidt, ish-shefi i qeverisë italiane Enrico Letta ose ish-kryeministri francez Jean Marc Ayrault.
Për të marrë presidencën e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker duhet të mbështetet nga maxhoranca e 28 krerëve evropianë dhe të marrë të paktën votat e 376 parlamentarëve. Emërimi i tij bën pjesë në një paketë që përfshin për më tepër postin e presidentit të Këshillit, atë të presidentit të Parlamentit Evropian dhe të përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme të BE-së.
Mbledhja e mbajtur sot në Paris u zhvillua disa ditë para mbledhjes së Bashkimit Evropian të parashikuar më 26 dhe 27 qershor në Bruksel. Kjo u zhvillua menjëherë pas një mbledhje antiJuncker të së djathtës në Suedi, duke mbledhur kryeministrin britanik David Cameron, homologun e tij suedez dhe holandez, që Angela Merkel u përpoq t'i paraprijë për të mos krijuar një bllokim gjatë mbledhjes së BE-së./
/G.S/ a.jor.











