Hetime të thelluara në Francë për kryerjen e eksperimenteve klinike të supozuara "të egra" në Poitiers.
Molekula me efekte të panjohura janë testuar në të paktën 350 pacientë me sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit, pjesërisht të shtruar në spitalin e Sainte-Croix.
E intervistuar këtë mëngjes nga ‘France Inter’, Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn e denoncoi faktin dhe e quajti një "gabim të rëndë" dhe tha që ajo ishte "shqetësuar dhe tmerruar" për atë që ndodhi. "Do të ketë sanksione," premtoi ministrja, ndërsa agjensia franceze e drogës (AFM) ngriti një padi.
Të sëmurët, të cilët ishin rekrutuar nga një institucion i krijuar nga profesorët Jean-Bernard Fourtillan dhe Henri Joyeux, 'Fondi Josefa', morën pjesë në eksperimentet në një abaci afër Poitiers.
Në strukturën e imrpovizuar, pacientët që morën ilaçe, në formën e copëzave të lëkurës, derivate te melatoninës, e kaluan natën në spital dhe ditën tjetër ata iu nënshtruan analizave të gjakut.
"Ky eksperiment - lexohet në një njoftim për shtyp nga ‘Ansm’, - u krye pa autorizimin e agjencisë, me substanca te të cilat cilësia, efektet dhe toleranca nuk dihen”.
Zbulimi i testeve të bëra u bë në fillim të shtatorit gjatë një inspektimi në laboratorët, ku u dërguan mostra gjaku për analiza.
Eksperimenti i paligjshëm mund t'u kushtojë autorëve një gjobë prej 15,000 euro dhe mbi një vit burg, pa llogaritur asnjë ankesë penale.
"Besimi i pacientëve është abuzuar. Kjo është një çështje shumë serioze, tha Ministri Buzyn për mediat franceze.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.7%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbahet në Paris samiti për Ukrainën, reagon Moska: Britania dhe Franca po bëjnë plan për ndërhyrje ushtarake
27 Mars, 11:47
-
Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre
26 Mars, 20:40
-
Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë
24 Mars, 17:47
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)
22 Mars, 22:43
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
15- vjeçarja u zhduk 3 ditë në Francë! E ëma flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime kishte 3 vite që bullizohej, shkolla nuk reagoi asnjëherë
19 Mars, 16:48
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris: Vajza është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë
17 Mars, 15:09
-
Goditet grupi i ‘skifterëve’ të Edison Pulës! Këngëtarë e pilotë të Formula 1, grabitën sende me vlerë 1 milionë euro në 49 shtëpi VIP-ash në Francë e Belgjikë! 7 të arrestuar
10 Mars, 13:46
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21