Francë, Emmanuel Macron merr
çelësat e Champs-Elysees
Macron:Bota,Europa ka nevojë për Francën

Francë, Emmanuel Macron merr<br />çelësat e Champs-Elysees<br />Macron:Bota,Europa ka nevojë për Francën
Këtë të dielë Franca ka zyrtarisht President Emmanuel Macroni cili mori  celësat e Champs Elysees dhe u betua si president i tetë i Francës . Paraardhesi i tij Hollande e mirëpriti 39-vjecarin me buzëqeshje dhe me një shtrëngim të gjatë duarsh.Të dy më pas hynë në Pallatin Presidencial ku Hollande  I dorëzoi pasaradhësit detyrën dhe të gjitha sekretet që vetëm kreu i shtetit duhet ti ketë nën zotërim e mes sekreteve janë edhe kodet nukleare . Në fjalimin e tij pas ceremonisë së betimit, Presidenti Macron  u shpreh se Bota dhe Europa kanë nevojë për Francën dhe se Europa do te riformohet

Macron: Bota dhe Europa ka nevojë për Francën
 
“Franca do të jetë e fuqishme vetëm nëse është e suksesshme dhe e begatë. Franca do të jetë një model për botën, vetëm nëse është shembull.Ne duhet t’u kthejmë francezëve shijen për të ardhmen dhe krenarinë për atë që francezët janë. E gjithë bota do t’i kushtojë vëmendje asaj që mendon e thotë Franca, sepse ne të gjithë së bashku do të shkojmë përtej frikës dhe ankthit. Së bashku do të jemi shembull i një populli që di të afirmojë vlerat dhe parimet e tyre, ato të demokracisë dhe republikës.Për dekada të tëra, Franca ka dyshuar mbi vetveten. Por bota dhe Europa kanë nevojë më shumë se kurrë për Francën. Do t’u rikthejë francezëve ndërgjegjësimin për të besuar në atë që janë.  Bashkimi Europian do te riformohet sespe kemi nevoje per nje Europe me efikase dhe me demokratike”
 
Në fund të ceremonisë Macron përshkoi Champs-Elysees deri tek Harku i Triumfit ku vendosi kurore me lule tek varri i  “Ushtarit të Panjohur”, sigurisht u dëgjuan edhe 21 të shtënat përshëndetëse.

E gjithe ceremonia e betimit u zhvillua  nën masa të rrepta sigurie  pasi Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të vitit 2015.

Mbërritja e Macron në Elise u prit me duartroktije te qytetareve te cilet kishin dale per te pritur presidenin e ri.

Ndërsa bashkëshortja Briggite mbërriti 10 minuta para tij dhe sigurisht nuk u la pa u komentuar edhe veshja e sa Louis Vuitton e cila sipas mediave eshte e marre me qira.Emmanule Macron një javë më parë arriti të fitonte bindshem votën e francezëve duke  mposhtur rivalen Marine Le Pen.

Macron kandidati surprizë themelues i partisë En Marche u cilësua fryma e re e Europës pasi ai ka premtuar se do të forcojë unitetin e Bashkimit Europian.

Macron do të jetë presidenti më i ri i Francës në moshën 39-vjeçare që prej kurorëzimit të Napoleon Bonaparte si perandor në vitin 1804.

Macron përballet me disa sfida të rëndësishme, përfshi papunësinë e lartë veçanërisht mes të rinjve në Francë, si dhe rritjen ekonomike tejet të ulët. Synimet e tij janë të forcojë investimet dhe të krijojë një model të ri rritjeje ekonomike, që do të rrisë mirëqenien dhe mbrojë mjedisin.

Këtë të hënë pritet qe Macron te emeroje edhe kryeministrin e ri.

Ndërsa takimin e parë zyrtar Macron e zhvillon me kancelaren Merkel. 



[gallery]22262[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie