Fabrika më e madhe e Nutellës në botë është përfshirë nga flakë të shumta . Incidenti ndodhi në fabrikën në Villers-Ecalle, në veriperëndim të Rouen, ku për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima.
Sipas mediave lokale, flakët shpërthyen rreth orës 5 të mëngjesit. Në vendngjarje shkuan rreth 20 zjarrfikës të cilët ndërhynë për të shuar flakët ku u desh një orë e gjysmë për t'i vendosur nën kontroll.
100 punonjës janë evakuuar dhe një pjesë e prodhimit është dëmtuar. Kjo fabrikë Ferrero prodhon 600,000 kavanoza Nutella çdo vit, ose një të katërtën e prodhimit botëror.