FRANCE-Sekretari i shtetit për Tregtinë e Jashtme, Matthias  Fekel, deklaroi gjatë ditës së djeshme se Bashkimi Evropian, duhet të dalë nga robëria e vullnetshme kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të respektojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ekonomike.
 
“Të imagjinosh se një shtet zotëron një të ardhme duke u shkëputur nga pjesa tjetër e botës nuk është në përputhje me realitetin tonë”, është shprehur Fekel, për gazetën e së Dielës (JDD).

Gjithashtu Fekel ka kërkuar që t’i jepet fund naivitetit dhe të respektohet parimi i reciprocitetit në marrëdhënie ekonomike nga ana e Bashkimit Evropian.
 
“E ballafaquar me këtë fakt, Evropa duhet nga ana tjetër të ndikojë mbi globalizmin, dhe të dalë nga robëria e vullnetshme kundrejt SHBA. Ajo duhet t’i japë fund naivitetit që dëshmon nganjëherë dhe të zbatojë plotësisht parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ekonomike”, ka përfunduar ai.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com