Francë, fëmijët e mitur shqiptarë mbyten në lumë para syve të nënës së tyre

Francë, fëmijët e mitur shqiptarë mbyten në lumë para syve të nënës së tyre

Foto nga Loire

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Loire të Francës. Dy fëmijë nga Kosova janë mbytur në lumë, para syve të nënës së tyre. Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, ndërkaq deri më tani nuk dihet se nga cili vend i Kosovës është familja kosovare me banim në Francë.

Atë pasdite nëna kosovare kishte dalë me dy fëmijët e saj për të ngrënë drekë në një restorant në afërsi të lumit 'Le Moingt'  në Loire të Francës.

Fëmijët, vëlla e motër, po loznin në afërsi të lumit në momentin tragjik. Djali 2-vjeçar ra në lumë, e motra e tij 5 vjeçe u hodh për ta ndihmuar të vëllain të dilte.

Nëna 35-vjeçare po ashtu u hodh në lumë, për t’i shpëtuar fëmijët, por fatkeqësisht nuk arriti të bënte asgjë. Vajza dhe djali i saj i vdiqën para syve.

Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë dhe kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Dy fëmijë nën moshën pesë vjeç, të cilët po luanin në brigjet e një lumi të përmbytur, vdiqën para syve të nënës së tyre. Drama e tmerrshme ndodhi pasditen e së martës, në lumin e quajtur Le Moingt, i cili kalon jo shumë larg zonës tregtare të Montbrison në Loire. Nëna 35-vjeçare nga Kosova po kthehej nga një restorant i ushqimit të shpejtë me dy fëmijët e saj kur shkuan në buzë të lumit të përmbytur. Sipas deklaratave të saj, fëmija i vogël ra në ujë. Motra e tij u përpoq ta kapte para se të zhdukej nga rryma. Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i ndihmonte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Ata mbërritën atje, por as ata nuk mund të bënin asgjë, sipas të njëjtave burime”, shkruajnë mediat franceze.

Po ashtu, theksohet se 35-vjeçarja kosovare është shtruar në spital, pas tronditjes që mori nga mbytja në lumë e dy fëmijëve të saj.

“Shumë e tronditur, nëna u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave”, raportojnë mediat franceze.

Ndërkaq i prekur nga tragjedia në Francw, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e dy fëmijëve.

“Tragjik lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar ai.

Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar Pacolli.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie