Francë,Fillon: Të hiqen sanksionet
e BE-së për Rusinë, dialog me Moskën

Francë,Fillon: Të hiqen sanksionet<br />e BE-së për Rusinë, dialog me Moskën
Kandidati për president në Francë, Francois Fillon, ka deklaruar gjatë ditës së sotme që Bashkimi Evropian duhet të heq sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

Unë jam i bindur se sanksionet ndaj Rusisë janë totalisht të paefektshme. Na duhet të hapim dialogun me Moskën”, është shprehur Fillon, pas takimit me kancelaren Angela Merkel.

Gjithashtu Fillon, shprehu shqetësimin se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mund të ndërtojë lidhje me Rusinë duke anashkaluar kështu Evropën.

Nuk dua që Trump të flas me Rusinë në kurrizin tonë. Kjo do të ishte diçka shumë e dëmshme për Evropën”, tha Fillon.

Nga ana tjetër Francois Fillon, ka akuzuar edhe Kievin se nuk është duke bërë sa duhet për t’i dhënë fund në Ukrainën lindore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari