Francë,Francois fillon fiton debatin
e primareve,Rusia ndan kandidatët

Francë,Francois fillon fiton debatin<br />e primareve,Rusia ndan kandidatët
Francë - Kandidatët konservatorë presidencialë në Francë, Francois Fillon dhe Alain Juppe,janë përballur mbrëmë në debatin e dytë televiziv të zgjedhjeve partiake.

Juppe e ka kritikuar rivalin e tij për lidhjet me presidentin e Rusisë.

Fillon është shprehur se do të heq sanksionet  e BE ndaj Rusisë. Unioni ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të gjendjes së krijuar në Ukrainë. Po ai hodhi poshtë akuzat  duke thënë se vendi  është aleat i SHBA.

Ai theksoi se qëndrimi i presidentit të Francës, Francois Hollande, ndaj Rusisë, përfshirë mbështetjen e sanksioneve kundër Moskës, ka shërbyer për ta izoluar Moskën.

Nëse Francois Fillon fiton kundër Juppe në rundin e dytë të zgjedhjeve partiake më 27 nëntor,  ai do të përballet me rivalen  e ekstremit të djathtë Le Pen. Pas debatit televiziv ishin sondazhet të cilat nxorrën fitues Fillon.

Kujtojmë se Rusia shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA që në kohën kur Amerika zgjodhi president Donald Trump.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë