Francë, François Hollande
në avantazh në raundin e parë

Francë, François Hollande <br />në avantazh në raundin e parë
PARIS – Socialisti François Hollande e sheh veten në krye të garës presidenciale, ndërkohë që bëhen publike exit-pollet. Zëdhënësi i Hollande ka deklaruar se po arrihet "një fitore e gjerë, përpara kështu, në raundin e dytë pa aleatë". Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet më 6 maj dhe sheh përballë Hollande me Sarkozy.

20.00 Hollande i pari me 28.40%
Me një pjesëmarrje mbi 80%, votuesit francezë i kanë dhënë besimin socialistit Hollande për të vazhduar garën si favorit në raundin e dytë. Sarkozy i dyti me 25.50%. Marine Le Pen e Frontit Nacional merr 20% të votave.

18:48 Hollande në krye në exit-poll, thyhet urdhëri për mospublikimin
Televizioni belg Rtbf ka thyer rregullin e mospublikimit të rezultateve të exit-polleve deri në orën 20.00 dhe nxjerr shifrat e para ndërkohë që votimi vazhdon.
Hollande në krye me 28%, Sarkozy 26%, Le Pen 16%. Pritet ora 20.00 për krahasimin mes qendrave të ndryshme të exit-polleve.


17:15 Rritet pjesëmarrja, 70.59% deri në orën 17.00
Ministria e Brendshme franceze dha një tjetër shifër të pjesëmarrjes në votime, 70.59% deri në orën 17, ndërkohë që mbetet edhe një orë para se të nisin të mbyllen qendrat e votimit, që në qytetet e mëdha do të qëndrojnë të hapura deri në ora 20. Në vitin 2007 në të njëjtën orë kishin votuar 73.87% e francezëve.

14:24 Gara ‘ilegale’ për dhënien e rezultatit
Një task-force e veçantë është krijuar në Paris për monitorimin e çdo aktiviteti në internet, përfshirë Twitter dhe Facebook që do tentojë nxjerrjen e rezultateve para orës 20.00. Gjoba për thyerjen e këtij rregulli është 75 mijë euro. Qendrat e exit-polleve do t’i kenë në fakt rezultatet në dorë që në orën 18.00, por meqenëse ku ka rradhë do mund të votohet edhe dy orë të tjera, nuk është e drejtë që këta votues të fundit të ndikohen.

Por menjëherë në Twitter po përhapen fjalët-kod se si të japësh rezultate pa u ndëshkuar. Për shembull “vendet e ulëta – hungari 2-0” do të thotë Hollande është dy pikë mbi Sarkozy. Në Twitter është krijuar një hashtag #radiolondres ku po jepen kode të ndryshme, por në këto momente po jepen edhe rezultatet e para që u përkasin ishujve të ndryshëm francezë në Karaibe e Paqësor që nisën të votojnë që gjatë ditës së djeshme.

12:40 Pjesëmarrje e mirë në votime

28% e francezëve me të drejtë vote kanë votuar për kandidatin e preferuar për president deri në orën 12.00. Ministria e Brendshme franceze publikoi të dhënat lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në mëesditë. Shifra është më e vogël se ajo e vitit 2007, e cila ishte 31% në mesditë, por konsiderohet e lartë në krahasim me votime të tjera të zhvilluara në Francë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje