Francë, gara presidenciale, Fillon:
Heq dorë nëse fillon hetim ndaj meje

Francë, gara presidenciale, Fillon:<br />Heq dorë nëse fillon hetim ndaj meje
Francoise Fillon , kandidati për president në Francë, ka deklaruar ditën e djeshme se ai do të heq dorë nga gara presidenciale nëse ndaj tij fillon një hetim.

Fillon ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë këtyre ditëve, pasi është akuzuar se gruaja e tij është paguar për punë parlamentare të cilat nuk i ka bërë.

Gjatë një interviste televizive ai është shprehur se nuk kishte asgjë të jashtëligjshme në punësimin e bashkëshortes së tij dhe se këtë gjë do ta provonte.

Bashkëshortja e tij, ka përfituar 500 mijë euro nga puna si asistente e Fillon, punë për të cilën nuk ka prova që ta ketë bërë.

Gjithashtu ajo ka përfituar edhe 100 mijë euro të tjera nga puna si publiciste për një mikun milioner të bashkëshortit të saj.

Kjo ka bërë që prokurorët financiarë në Francë të nisnin një hetim për këtë çështje dhe nëse zbulojnë prova për punësim fiktiv të bashkëshortes së Fillon, atëherë, çifti Fillon do të vendoset nën një hetim kriminal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi