GRENOBLË, 25 janar /ATSH-AFP/ - Gjashtë skiatorë amatorë të një klubi francez, të raportuar si të zhdukur dje në masivin malor të Queyras, në Alpe, u gjendën të vdekur, viktima të një orteku, njoftuan sot shërbime të ekipeve të shpëtimit.
"Gjashtë peronat, katër burra dhe dy gra të moshës 50-70 vjeç, të nisur të shtunën për ski, mbetën viktima të një orteku", tha prefektura e Grenoblës.
"Tre trupa u gjendën përgjatë natës, ndërkohë që tre të tjerët u gjendën sot në mëngjes", tha prefekti Pierre Besnard./ a.jor.










