FRANCE-Një shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një autostradë në Metz. Sipas mediave franceze, viktima është rreth 26-vjeç, ndërsa kishte aplikuar për azil.

Nga të dhënat e para raportohet se shqiptari humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë, por grupi hetimor ende nuk ka dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen.

Aktualisht hetimi është në disa pista për shkaqet e vdekjes së të riut shqiptar në Francë.