Francë/ Gruaja tradhton burrin me priftin që i martoi 3 muaj më parë

Francë/ Gruaja tradhton burrin me priftin që i martoi 3 muaj më parë

Foto ilustruese

Një grua në Francë ka tradhtuar burrin e saj me priftin, i cili vetëm 3 muaj më parë kishte celebruar dasmën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Brignoles të Francës dhe historia po bën mjaft bujë. Çifti u martuan në kishë pasi jetuan bashkë për gati njëzet vjet. Pasi tradhtia u zbulua, prifti Gerson Peres u largua nga udhëheqja e kishës së Saint-Sauveur.

Ai që nuk gjen qetësi në këtë çështje është burri i gruas. Ai u tha gazetave franceze se do të mbetet  "i traumatizuar për jetën".

"Unë jam një person shumë fetar . Madje kam një tatuazh të Virgjëreshës Mari në parakrahun tim të majtë. Unë jetoja me gruan time për 17 vjet. Ne rritëm dy fëmijë së bashku. U martova në kishë tre muaj më parë”, tha ai.

Besimtarët vendas, të intervistuar nga kanale të ndryshme, e pritën skandalin me opinione të ndryshme. Një qytetar tha se ishte “i tronditur nga ajo që ndodhi, e për më tepër me një grua të martuar”. Një tjetër banore tha se nuk i bëri përshtypje: “Është viti 2024 dhe qëndrimet duhet të ndryshojnë”. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar