PARIS, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkuan, nëpërmjet një bisede telefonike, presidentit rus, Vladimir Putin të ndërhyjë tek separatistët për t'i nxitur të negociojnë dhe të arrijnë një marrëveshje me autoritetet ukrainase, njoftoi presidenca franceze.
"Presidenti francez, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel nënvizuan rëndësinë për vënien në zbatim të marrëveshjes së arritur dje në Berlin mes ministrave të Punëve të Jashtme, francez, gjerman, ukrainas dhe rus, në përpjekje për të arritur një armëpushim dypalësh", shtoi Elyse në një komunikatë.
Dy drejtuesit do të zhvillojnë gjithashtu një bisedë telefonike edhe me presidentin ukrainas, Petro Porochenko./
/ec/
/Shqiptarja.com