PARIS (Francë), 21 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande dhe ai amerikan, Barack Obama kërcënuan dje për masa të reja kundër Rusisë në rast të dështimit të përmirësimit të situatës në Ukrainë, theksoi presidenca franceze në një komunikatë në përfundim të një bisede telefonike mes presidentëve francez dhe amerikan.
Duke përshëndetur presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, i cili kishte njoftuar një plan paqeje prej 14 pikash dhe një armëpushim të njëanshëm, dy drejtuesit theksuan se presidenti rus, Vladimir Putin duhet tashmë që t'u bëjë thirrje sa më shpejt grupeve të armatosura separatiste të ndërpresin veprimet e tyre ushatarake.
Ata i kërkuan gjithashtu presidentit rus të pengojë transferimin e materialeve ushtarake në Ukrainë dhe të riforcojë kontrollin në kufirin ruso-ukrainas.
"Kushtet për një përmirësim të situatës në terren dhe një rifillim i negociatave do të ishin gjithashtu një pikënisje e mirë. Në rast të dështimit të progresit në këtë kuadër, masa të reja do të miratohen kundër Rusisë", theksuan presidentët francez dhe amerikan, Hollande dhe Obama./
/ec/
/Shqiptarja.com