Francë, Hollande fiton raundin
e parë, beteja tjetër më 6 maj

Francë, Hollande fiton raundin<br />e parë, beteja tjetër më 6 maj
PARIS- Në Francë kandidati i Partisë Socialiste, François Hollande, ka marrë 28.63 për qind të votave, ndërsa presidenti në detyrë, Nikolas Sarkozi, 27.08 për qind të tyre. Meqë asnjëri s’ka marrë mbi 50 për qind të votave të nevojshme, edhe Holland, edhe Sarkozi do të garojnë në balotazhin e 6 majit. “Beteja vazhdon” thotë partia e Sarkozi. Hollande: Me mua hapim faqe të re.

HOLLANDE: ME MUA HAPIM FAQE TË RE
“Sot në mbrëmje jam kandidat i të gjithë forcave që duan të mbyllin një faqe dhe të hapin një tjetër”- deklaroi mbrëmë François Hollande menjëherë pas rezultateve të raundit të parë të cilën e vendosin në avantazh.

PARTIA E SARKOZI: BETEJA VAZHON
Ndërkohë që Jean-Francois Cope', sekretari i përgjithshëm i Partisë së Sarkozi pranoi se bëhet fjalë për një krizë votash por bëri apel për të vazhduar betejën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale sepse “ ende nuk ka humbur asgjë”

MARIA LE PEN E TRETA MERR 18.01 % TË VOTAVE
Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, siguroi 18.01 për qind të votave, një shifër rekord për Partinë e Frontit Kombëtar, të themeluar nga babai i saj, Zhan Mari Le Pen. Mbështetja e konsiderueshme për të shihet edhe si kritikë për Holland dhe Sarkozi. Le Pen ka thënë se nuk do të komentojë publikisht deri më 1 maj se cilin prej dy kandidatëve të mbetur e mbështet. Kandidati i krahut të majtë, Zhan Luk Mellenshon, dhe veterani i qendrës, Franso Bajrou, qëndrojnë në vendin e katërt dhe të pestë në mesin e dhjetë kandidatëve të raundit të parë.

TE PANUMERUARA VETEM VOTAT E FRANCEZEVE QE JETOJNE JASHTE
Mungojnë vetëm votat e francezëve që jetojnë jashtë për të kompletuar kuadron e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, shkruan Le Monde duke cituar ministrin e Brendshëm. Me 99 % të votave të numëruara François Hollande ka marrë 28.63 % të votave, Nicolas Sarkozi 27,08%, Marine Le Pen 18,01%, Jean-Luc Melenchon 11,13%, Francois Bayrou 9,11%, Eva Joly 2,28%, Nicolas Dupont-aignan 1,8%, Philippe Poutou 1,15%, Nathalie Arthaud 0,57%, Jacques Cheminade 0,25%.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje