PARIS - Përpara ambasadorëve të mbledhur në Élysée, presidenti i Francës, François Hollande bën të ditur se "Franca është gati të dënojë ata që kanë marrë vendimin e turpshëm për sulm me armë kimike në Siri kundër të pafajshmëve".
 
"Bota është e befasuar pas konfirmimit të përdorimit të armëve kimike në Siri. Çdo gjë na bën të besojmë se është regjimi ai që ka kryer këtë akt të neveritshëm që e dënon përfundimisht në sytë e botës," thotë Hollande.
 
"Që prej një viti Franca ka vepruar duke siguruar, pa llogaritur ndihmën e saj për opozitën. Sot përgjegjësia jonë është e një natyre tjetër. Duke kërkuar përgjigjen më të përshtatshme për mizoritë, pasi të përfundojë hetimi i Misionit të Kombeve të Bashkuara. Masakra kimike e Damaskut nuk mund të mbetet pa përgjigje. Vendimi duhet marrë brenda kësaj jave", ka shtuar presidenti francez. 
 
Sipas tij, "konflikti është përhapur në gjithë zonën dhe kërcënon paqen e botës".
 
Për të justifikuar ndërhyrjen, Hollande i bën thirrje "përgjegjësisë për të mbrojtur civilët", siç është përkufizuar nga OKB. Ndërsa Rusia dhe Kina mund të vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një ndërhyrje të mundshme, Kreu i Shtetit siguron se "e drejta ndërkombëtare duhet të evoluojnë me kohën" dhe të mos lërë "masakara në masë".
 
Franca do të jetë në anën e vendeve arabe në tranzicion. Kam thënë para disa javësh në Tunizi. Franca është solidare me popullin tunizian.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)