FRANCË –  Hollande, Obama, Merkel, Cameron dhe Renzi rrisin presionin për një armëpushim në Gaza

PARIS, 28 korrik /ATSH-AFP/ -Krerët francez, amerikan, gjerman, britanik dhe italian theksuan sot, gjatë një konference telefonike, vullnetin për të rritur presionin për arritjen e një armëpushim në Gaza, sipas një komuniakte të Parisit.
"Presioni duhet të rritet që të arrihet një armëpushim", sipas bisedës së zhvilluar mes presidentit amerikan Barack Obama, kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministrit britanik David Cameron, kryeministrit italian Matteo Renzi dhe presidentit francez François Hollande.
Në Nju Jork, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB, në një mbledhje urgjente, u shprehën në një deklaratë unanime në favor të mbështetjes së një amrëpushimi humanitar të menjëhershëm dhe pa kushte.
Në vetëm tre javë, ofensiva izraelite ka shkaktuar vdekjen e rreth 1 050 personave dhe rreth 6 200 të plagosur në Rripin e Gazës, ku dëmet në të mira materiale janë të konsiderueshme.
Në krahun izraelit kanë vdekur 43 ushtarë dhe të paktën shtatë civilë./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani