Francë, ish këshilltari i George W.
Bush, Rove: Jepni kohë Trump-it

Francë, ish këshilltari i George W.<br />Bush, Rove: Jepni kohë Trump-it
Ish këshilltari i ish presidentit amerikan, Geroge W. Bush, Karl Rove, në një intervistë për radion “France’s Evrope 1”, është shprehur se Donald Trump duhet ti jepet mundësia për mandati e tij të parë dhe pas përfundimit të tij, njerëzit mund ta gjykojnë punën e tij.

“Shumë republikanë, të cilët ishin të pasigurt në lidhje me Trump-in janë të lumtur që Hillary nuk është fituesja dhe ai mund të fitojë besimin e tyre me anë të cilësisë së udhëheqjes së tij”, është shprehur ai.

Gjithashtu Rove ka përshëndetur kabinetin e Trump, por ka lëshuar edhe kritika në drejtim të presidentit të ri të Amerikës, duke e quajtur të papranueshëm komentet e Trump në rrjetin social Twitter.

“Gjërat që mund të jenë të pranueshme gjatë një fushate, gjatë një periudhe tranzicioni, bëhen të papranueshme për një president”, ka përfunduar ai.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat