Francë/ Jelekverdhët vijojnë protestën në javën e tyre të trembëdhjetë

Francë/ Jelekverdhët vijojnë protestën në javën e tyre të trembëdhjetë

Pamje nga protesta e jelekverdhëve

Francë-Protesta e 'jelekverdhëve' ka vazhduar edhe këtë të shtunë duke regjistruar javën e saj të trembëdhjetë. Protesta vijoi sot në Paris, por edhe në qytete të tjera franceze si Marsejë, Bordeaux, Montpeiller dhe Nice. 'Jelekverdhët' mbanin në duar slogane mbi çështje të ndryshme, ndryshe nga një javë më parë kur protesta u përqëndrua vetëm në revoltën ndaj dhunës së policisë.

Deri në orën 14:00 shifrat zyrtare njoftuan se në rrugët e Francës numëroheshin rreth 12 100 protestues, prej të cilëve 4000 ishin vetëm në Paris. Ndërkohë, nga ana tjetër vetëm përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje publikuan shifra shumë më të larta duke akuzuar Ministrinë e Brendshme të vendit se po përpiqet të tkurrë numrin real të protestuesve në sy të publikut. Sipas raportit të tyre fillestar në rrugë numëroheshin plot 17 400 protestues, ku ndër to 8000 ishin vetëm në Paris.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë