Të paktën 42  persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor i cili përfundoi me përmasa tragjike pasi një kamion dhe një autobus janë përplasur mes tyre.

Sipas BBC ngjarja ndodhi në jug të Francës ndërsa si pasojë e përplasjes automjetet raportohen se janë përfshirë nga flakët.

Një zyrtar i policisë tha se shumica e viktimave ishin të rritur që udhëtonin në autobus, nga të cilët pati vetëm 5 të mbijetuar. 

Ndërsa gazeta “Sud Ouest” raporton se autobusi po transportonte njerëz të moshuar të cilët ishin duke nisur pushimet turistike. Gjithashtu edhe drejtuesi i kamionit ka humbur jetën.

Ky është aksidenti më famëkeq në rrugët franceze që prej vitit të largët 1982 ku mbetën të vdekur 52 njerëz.

aksident

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)