Francë, kandidati për president
Fillon, merret në pyetje nga policia

Francë, kandidati për president<br />Fillon, merret në pyetje nga policia
Policia franceze ka marrë në pyetje gjatë mbrëmjes së djeshme kandidatin për president të Francës, Francois Fillon dhe bashkëshorten e tij, Penelop.

Marrja në pyetje u bë për shkak të akuzave se gruaja e Fillon, Penelop, kishte marrë disa pagesa për punë fiktive të siguruar nga bashkëshorti i saj. Akuzat fillimisht  u publikuan në media dhe më vonë fillojë edhe nj hetim dhe nëse gjenden prova për diçka të tillë, çifti mund të përballet edhe me akuza penale.

Sipas BBC, çifti Fillon, është pyetur i ndarë nga njëri tjetri nga agjentë policie të specializuar në krimin ekonomik.

Ndërkohë, Fillon shpreson se dokumentet e vendosura në dispozicion të policisë do të jenë të mjaftueshme për të vërtetuar se bashkëshortja e tij i ka merituar të gjitha pagesat që ka marrë.

Nga ana tjetër ky hetim edhe pse jo një hetim formal është duke dëmtuar fushatën presidenciale të tij, ku ai shihet si rival kryesor me Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Francois Fillon ka deklaruar që nëse tij do të nisi një hetim zyrtar, ai do të heqi dorë nga gara presidenciale.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje