“Nuk kam asgjë kundra të huajve, por duhet të bëhet e qartë se nëse vijnë në vendin tonë nuk duhet të presin asistencë dhe shëndetësi falas, dhe as të mendojnë se mund të frekuentojnë falas shkollat tona “ kështu u shpreh Marine Le Pen, liderja e Frontit Nacional dhe kandidatja për presidente në zgjedhjet presidenciale që priten të zhvillohen këtë pranverë.
Prej kohësh Le Pen është shprehur kundra emigrantëve por tashmë ajo garon edhe për kreun e Champs Elysee.
E sipas sondazheve ajo garon kokë më kokë me kandidatin e republikanëve Fillon.
Partia e Frontit Nacional e mbështet platformën e saj në reduktimin e emigracionit dhe hyrjes ilegale të refugjatëve.
Madje shpesh herë propozon se Franca duhet të largohet nga Bashkimi Europian.
Kujtojmë se Le Pen në krye të një partie populiste ka përshëndetur si daljen e Britanisë nga Unioni e po ashtu edhe rezultatin e fundit të referendumit në Itali.
Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com