Francë, Le Pen: Krimea ka qenë
gjithmonë pjesë e Rusisë

Francë, Le Pen: Krimea ka qenë<br />gjithmonë pjesë e Rusisë
Kandidatja për presidente në Francë, Mari Le Pen, ka deklaruar se Krimea është pjesë e Rusisë.

Udhëheqësja e Frontit Nacional në Francë, gjithashtu i ka quajtur si “komplet të pavlera”, sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur kundër Rusisë për shkaka të aneksimit të Krimesë, duke u shprehur se këto sanksione janë duke sjellë probleme të mëdha në BE.

“Në Ukrainë ishte një grusht shteti, nuk është ajo çfarë mendoj unë por është realiteti. Mes dy vendeve ekzistonte një marrëveshje e cila u prish dhe pas referendumit ishin njerëzit ata që morën në dorë pushtetin. Nuk ka patur asnjë pushtim të Krimesë”, është shprehur Le Pen.

Komentet e kandidates për presidente të Francës, kanë ardhur pasi Franca, Anglia dhe SHBA-ja kanë refuzuar të njohin pretendimet e Moskës për territorin e Krimesë, ndërkohë që ajo sipas ligjeve ndërkombëtare është ende pjesë e Ukrainës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato