Francë, Le Pen përshëndet kalimin në 
raundin e dytë të presidencialeve

Francë, Le Pen përshëndet kalimin në <br />raundin e dytë të presidencialeve
Francë- Drejtuesja e ektremit të djathtë, Le Pen, është kualifikuar për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale së bashku me pro-evropianin, Emmanuel Macron.

Në një fjalim triumfues, të përshëndetur nga mbështetësit e saj, Le Pen preku emigracionin, siç e prisnin të gjithë, por ajo gjithashtu foli për patriotizmin, globalizimin dhe idenë e një France që duhet të mbajë kokën lart.

“Etapa e parë që do të çojë francezët në Elysee u kalua. Është një rezultat historik”, deklaroi Le Pen duke shtuar se turi i dytë më 7 maj do të sillte francezët për të zgjedhur mes “globalizimit të egër” mishëruar nga rivali i saj ose “alternativën e madhe” që ajo përfaqëson.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë