Francë,‘Revolucioni Macron’,
dorëhiqen edhe dy ministra të tjerë

Francë,‘Revolucioni Macron’,<br />dorëhiqen edhe dy ministra të tjerë
Ministri i Drejtësisë në Francë, Francois Bayrou  i ka dorëzuar  dorëheqjen  Presidentit Macron pak orë para se ky i fundit  të rikrijojë qeverinë e tij.

Një ditë më parë ishin ministrja e mbrojtjes Goulard  e cila u dorëhoq duke thënë  se nuk dëshironte të pengonte aksionin politik të Macron i cili dëshiron të reformojë qeverinë.

Të dy ministrat e dorëhequr bëjnë pjese në partinë Lëvizja demokratike e cila është në aleancë me Partinë e Macron.

Ish ministri Bayrou pas dorëheqjes së Goulard  u shpreh se vendimi i saj për tu larguar ishte vendim personal dhe se ai nuk do të dorëhiqej.

Ministrja e Europës, Marielle de Sarnez, po ashtu jep dorëheqjen.

Sipas të dhënave nga qarqe partiake, e dorëzon postin për t’u bërë kryetare e grupit parlamentar të Partisë së qendrës “MoDem”, në Asamblenë Kombëtare.

Në sajë të aleancës me Macron , Lëvizja Demokratike  ka siguruar 42 vende në Ansamblenë e Përgjithshme.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset