Francë,Macron: BE të reformohet
përndryshe përballet me Frexit

Francë,Macron: BE të reformohet<br />përndryshe përballet me Frexit
Ndërsa Franca këtë të dielë voton për presidentin e ardhshëm, dy kandidadët në garë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen po shkojnë drejt finishit të fushatës.

Kandidati favorizues Macron i cili deri më tani është shfaqur një proevropian deklaron se ekziston mundësia që skenari britanik i daljes nga Unioni të përsëritet edhe në Francë.

Një deklaratë të tillë në fakt e ka mbështetur fuqishëm rivalja e tij nga Fronti nacional Le Pen e cila ka premtuar se nëse fiton Champs-Elysees atëherë do të zhvillojë një referendum që vendi të dalë nga BE duke mbështetur fuqimisht edhe kontrollin e kufijve.

Macron u shpreh për BBC se  Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt, do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës.

“Unë jam pro evropian, e kam mbrojtur këtë qëndrim gjatë të gjithë fushatës, mendoj së politikat e unionit janë të rëndësishme për ne. por në të njëjtën kohë duhet të përballemi me këtë situatë, të dëgjojmë njerëzit të marrim parasysh faktin se ata sot janë të zemëruar, të paduruar me mosfunksionimin e qëndrueshëm të BE. Prandaj mendoj se gjatë ,mandatit tim në ditën e parë do të jetë përkushtimi për të reformuar projketin evropian”.

Ai shtoi se nëse ai do të lejonte që BE të vazhdonte të funksiononte në këtë mënyrë si sot  do të ishte një "tradhëti".

"Dhe unë nuk dua ta bëj këtë.Sepse një ditë më  pas, ne do të kemi një Frexit ose do të kemi përsëri partinë ekstermiste Frontin Kombëtar të Le Pen."
 
Sa i përket zgejdhjes presidenciali kandidati i 'En marche' Macron sipas sondazheve vijon të kryesoje ndaj Le Pen me 20 pikë përqindje.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike