Edouard Philippe është kryeministër i ri i Francës. Është ky emërimi dhe detyra e parë e presidentit të sapozgjedhur Frances Emmanuel Macron i cili një ditë më parë mori zyrtarisht kreun e Elizesë.
Kryeministri i zgjedhur, 46-vjecari Philipe, aktualisht kryetar i bashkise Le Havre nuk është anëtar i partisë së presidentit por vjen nga rradhët e republikanëve të qendrës së djathtë.
Philipe ka qenë një person i afërt me Alain Juppe, i cili ishte i dyti në garën për nominimin presidencial mes republikanëve në nëntor të vitit 2016.
Kjo është domethënëse ndërsa vendi shkon në zgjedhje sepse do të tregonte se Macron po përpiqet të tërheqë në kampin e tij sa më shumë figura kyçe nga opozita konservatore.
Emërimi është thelbësor për Macron, i cili duhet të bëjë një performancë të mirë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm, në mënyrë që të mund të çojë përpara reformat e planifikuara ekonomike.
Më pas pika tjetër e axhendës e Macron është udhëtimi dhe takimi me Kancelaren Angela Merkel e cila prej kohësh e ka mirëpritur dhe mbështetur proevropianin.
Detyrat e kryeministrit në Francë
Mbikëqyr qeverinë, nuk shihet si superior mbi ministrat e tjerë
Kujdeset për programin politik të presidentit
Koordinon inisiativat e ministrave që të mos shkojnë kundër axhendës së presidentit
Nuk imponon detyra/deshira mbi ministrat e tjetër, por ka të drejtën të konsultohet me presidentin
Në raste të jashtëzakonshme zëvendëson presidentin
Presidentët shpesh shkarkojnë kryeministrat për mospërputhje politike
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com