Francë, Macron emëron ministrat
nga kampe të ndryshme politike

Francë, Macron emëron ministrat<br />nga kampe të ndryshme politike
Vetëm pak ditë pas betimit si president i francëz Emmanuel Macron shpall emrat e qeverisë së re të vendit.

Vihet re se në rradhët e ministrave ka një gërshëtim mes zyrtarëve që u përkasin forcave të ndryshme politike, pasi vetë Macron ka premtuar se do të luftojë përcarjet politike.Qeveria e Macron përbëhet nga 22 ministra,11 gra dhe 11 burra

Bruno Le Maire një proeuropian nga rradhët e republikanëve u zgjodh Ministër Ekonomie

Jean-Yves Le Drian, nga socialistët nga ministër mbrojtje emërohet Ministër i Jashtëm dhe Ministër Europe.

Bashkiaku i Lion socialist mbështetës i Macron, Gerard Collomb u emërua Ministër i Brendshëm

Sylvie Goulard, ligjvënëse e qendrës u emërua Ministre e  Mbrojtjes.

Pak ditë më parë kryeministër u shpall Edouard Philippe, i cili vjen nga radhët e republikanëve.

Kujtojmë se vetë presidenti e ka krijuar lëvizjen e tij Republique En Marche vetëm një vit më parë.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët